Lajm i mirë për banorët e fshatit Aqarevë

Ka filluar projekti i instalimit të kyqjeve individuale të ujësjellësit edhe në fshatin Aqarevë, projekt ky i financuar nga Komuna e Skenderajt.
Me këtë rast kryetari i komunës, Bekim Jashari, ka vizituar fshatin Aqarevë, për të parë nga afër zhvillimin e punimeve në realizimin e këtij projekti i cili t do të përfundojë shumë shpejt.
Jashari para të pranishmeve u shpreh jashtëzakonisht i lumtur, që po zgjidhet problemi i kamotshëm për furnizim me ujë̈ të pijshëm për fshatin Aqarevë.
Jashari, bëri të ditur se jo vetëm Aqareva, por edhe 14 fshatra të tjera janë bërë me ujë të pijshëm, kurse deri në fund të mandatit do të pajisen me ujësjellës edhe 10 fshatra tjera të Skenderajt.
“Përveç rrjetit të ujësjellësit dhe kyqjeve individuale, misioni jonë është që të instalojmë̈ gypin kryesor dhe rezervarin me kapacitet më të madh në Brus ku pas kësaj do te kemi edhe furnizim të rregullt për gjithë territorin e komunës tonë”, tha Jashari.