Baca Rifat Jashari në përkrahje të nipit të tij, Bekim Jashari

Epiqendra e historisë më të re të Kosovës, Prekazi i shumë heronjve përgjatë furtunave historike, ka mbledhur sonte në një ndejë burra të mëdhenj jo vetëm të këtij fshati por edhe më gjerë.

Kryefamiljari i Jasharajve, Rifat Jashari, përkrahë nipit të tij, Bekim Hamëz Jashari, janë takuar me miq e kusherinj nga Prekazi në një ndejë ku është dëgjuar sharkia e përmes saj historia jonë e lavdishme ndër shekuj, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Përkrahë bacës Rifat dhe kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari, shihet edhe Musa Jashari njëri ndër luftëtarët e orëve të para përkrah Shaban, Adem e Hamëz Jasharit.

Prania e këtyre figurave të njohura të luftës, të Prekazit e më gjerë jep mesazhin e unitetit si asnjëherë më parë në përkrahje të kandidaturës së Bekim Jasharit edhe për një mandat në krye të Skenderajt.

Njoftimin për një ndejë të tillë e ka dhënë vet kryetari Jashari përmes një shkrimi në Facebook:

Një ndejë për qejfi me mixhën Rifat e kushërirë, me këngë e biseda të këndshme, në odën e kushëririt Jashar Hajdar Jashari.

Ndejat e tilla në lagjën tonë na mbushin me nostalgji e kujtime të shumta nga e kaluara jonë e lavdishme.

Gjithmonë bashkë, për një qëllim e vizion të përbashkët!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë