Thirret mbledhja e Kuvendit të Komunës së Drenasit, ja vendimet që pritet të merrën

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Labinot Halilaj, më datë 31.08.2021 (e martë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.

Mbledhja do të ketë për rend dite:

1. Procesverbali i mbledhjes së Kuvendit Komunal Drenas të dt. 30.07.2021.
2. Buxheti i Komunës së Drenasit sipas kufijve dhe qarkores buxhetore 2022/02 për vitet 2022-2024
3. Propozim vendim i komisionit për emërtim të rrugëve.
4. Raporti i punës Janar-Qershor 2021 i Kryetarit dhe Qeverisjes Lokale.
5. Diskutim i Raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit.
6. Diskutim i Planit të Veprimit për zbatimin e rekomandimeve që dalin nga Raporti i Auditimit për pasqyrat Financiare vjetore të Komunës së Drenasit për vitin fiskal 2020.
7. Propozim vendim për ridestinim të mjeteve.
8. Propozim vendim për miratimin e listës së veçantë të pronave të paluajtshme të komunës që planifikohen për dhënien në shfrytëzim afatgjatë në vitin 2022.
9. Propozim vendim për shqyrtimin publik i ndryshimeve të projekt-Hartës Zonale të Komunës së Gllogocit për periudhën 2021-2029.
10. Të ndryshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë