Rrëmbimi në Negroc/ Policia arreston tre të dyshuarit, ja inicialet e tyre

Hetuesit policor të Stacionit të Drenasit, pas grumbullimit të informacioneve  në rrugë operative si dhe pas zgjerimit të hetimit, sot kanë arritur që të identifikojnë tre persona të dyshuar, lidhur me rastin e rrëmbimit që ka ndodhë dje në fshatin Negrovc të Drenasit, shkruan telegrafi.

Personat e dyshuar janë: Ç. H, (mashkull), 21 vjeç, Sh. H (mashkull), 26 vjeç dhe K.K (mashkull), 19 vjeç.

Pas intervistimit me rekomandim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave  të rastit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë