Rrëmbehet një person derisa po punonte në lokalin e tij në Drenas, ja si ndodhi rasti sipas policisë

Një person ka raportuar në polici se derisa ishte duke punuar në lokalin e tij në Drenas, tre të dyshuar të pa njohur e kishim marrë me dhunë me veturë dhe e kishin dërguar në pyll dhe e kishin sulmuar duke i shkaktuar lëndime.
Më pas viktima ka arrit të largohet prej personave të dyshuar, shkruan DrenicaOnline.
Rasti sipas policisë ka ndodhur të hënën rreth orës 19 e 30.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
Është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar./DrenicaOnline/