Bëhen homazhe në nderim të Heroit të Kombit, Gani Kastrati

Me rastin e 23-vjetorit të rënies së Heroit të Kombit Gani Kastrati, nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe pranë memorialit ku janë të vendosura bustet e tre heronjve , Gani Kastrati, Azem Kastrati dhe Hysni Murseli, në Nekoc dhe kanë vënë kurora me lule.
Heroi Gani Kastrati ra me 24 gusht 1998 në fshatin Luzhnicë gjatë ballafaqimit me forcat e armikut në vendin e quajtur Bajrak dhe është i varrosur në Varrezat e Dëshmorëve në fshatin Kleçkë.