Shpërthen virusi, 62 raste me COVID brenda ditës në Drenas

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.903 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 601.701 doza të vaksinës.

Deri më sot 213.279 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 9.581 testime, 1.765 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit ku prje tyre 62 raste janë në Komunën e Drenasit.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 121 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.278.
Në total numri i rasteve aktive është 10.183 nga ky numër 262 raste janë në Drenas.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë