Ngjarje si në filma afër Drenasit, hajnat nuk munden ta vjedhin veturën, për inati e rrokullisin

Një person ka njoftuar policinë se të shtunen rreth orës 03 e 30 minuta persona të panjohur kanë tentuar që ti vjedhin veturën të cilën më pastaj e ka gjetur të rrokullisur afër shtëpisë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Çikatovë e Vjetër të Drenasit, shkruan DrenicaOnline.
Hetimet kanë nisur menjëherë nga policia e Drenasit./DrenicaOnline/