Ramiz Lladrovci merr përkrahje në zgjedhje nga pedagogu i njohur i Drenasit, Arton Gjokaj

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, njëherësh kandidat i PDK-së për zgjedhjet e 17 tetorit, mori përkrahjen nga prof. Arton Gjokaj, profesor dhe pedagog i mirënjohur për qytetarët dhe nxënësit e komunës së Drenasit.
Arsyet pse Profesori do të më japë përkrahje është për qeverisje të mirë, performancën shembullore në nivel nacional dhe llogaridhënien. Qeverisja e mirë, merr përkrahje nga të gjithë qytetarët, pa dallim partie, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë i z. Lladrovci:
Profesori Arton Gjokaj, nga sot, do t’i japë përkrahje kandidaturës time edhe për një mandat. Arsyet pse Profesori do të më japë përkrahje është për qeverisje të mirë, performancën shembullore në nivel nacional dhe llogaridhënien.
Qeverisja e mirë, merr përkrahje nga të gjithë qytetarët, pa dallim partie. E falënderoj Profesorin Arton Gjokaj, i cili është i çmuar dhe nderuar nga qytetarët dhe gjeneratat e tëra të cilëve ju ka dhënë mësim dhe shkencën ua ka bërë të dashur.
Së bashku, për Drenasin me qeverisje të mirë!