Arrestohet një person në Drenas, ja çfarë i gjeti policia brenda në serë

Është arrestuar një person në Drenas, pasi që gjatë bastisjes së shtëpisë se tij dhe objekteve përcjellëse, në oborrin e tij në kopsht (serë) është gjetur dhe konfiskuar një bimë e dyshuar narkotike dhe në dhomën e tij 0.8 gr substancë e dyshuar narkotike.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan DrenicaOnline.
Rasti ka ndodhur të premten në orën 19:00./DrenicaOnline/