Policia me pikë kontrolli në Drenas, gjen pistoletën me 10 copë fishekë

Nga njësitet policore në Drenas, në një pikë kontrolli, është arrestuar një person, i cili ishte duke e drejtuar veturën dhe gjatë kontrollit te i njëjti, kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë të tipit me karikator, dhe 10-fishekë cal-9mm.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, transmeton DrenicaOnline.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të premten në orën 00 e 40 minuta./DrenicaOnline/