Komuna e Drenasit i shpreh ngushëllime familjes Gashi

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe stafi i komunës i shprehin ngushëllimet me të sinqerta familjes Gashi nga Drenasi, më rastin e vdekjes së punëtorit të Komunës së Drenasit, Fatmir Gashi.
Më dhimbje të madhe, stafi i Komunës, ka marr lajmin për vdekjen e kolegut, Fatmir Gashi i cili ka qenë një punëtorë shembull, i përkushtuar dhe profesional në punën e tij. Komuna kujton Fatmir Gashin si një kolegë e bashkëpunëtorë të mirë dhe të përgjegjshëm në detyrë.
Fatmir Gashi ka qenë punëtorë që nga paslufta në administratën komunale, në pozitën zyrtar i gjendjes civile.
Ngushëllime familjes Gashi!