Jep dorëheqje nënkryetari i degës së LDK-së në Drenas, thotë se janë krijuar grupacione

Arton Gjokaj ka dhënë dorëheqje nga struktura e degës së LDK-së në Drenas, transmeton DrenicaOnline.

Ai ka njoftuar se ka grupacione brenda degës dhe duke vendosur në pozita serioze   njerëz jo të duhur për garën në  kuvendin komunal dhe mbi të gjitha vendimet dhe aktivitetet bëhen në kohë shumë të vonuar, duke rrezikuar degradimin e degës.

Statusi i plotë i Gjokajt:

Të dashur qytetar, struktura dhe simpatizant të LDK-së,

LDK në Drenas ka kaluar nëpër shumë sfida  në mbajtjen gjallë të kësaj dege ,si nenkryetar i degës kam punuar me mendje të paster dhe me zemër që nga disa prombleme  të krijuara me heret  ta mbaj degën gjallë. Shumë  herë kam sakrifikuar duke i thyer edhe parimet e mia vetëm që të kemi unitet.

Në zgjedhjet  nacioanale  të vitit 2019,si kandidatë për deputet që isha, kemi arritur që të kemi ngritje elektorale 30 % në nivel komunal. Në ditët e sotit ku jemi në situatë mjaftë të veshtirë kemi grupacione brenda degës dhe duke vendosur në pozita serioze   njerëz jo të duhur për garën në  kuvendin komunal dhe mbi të gjitha vendimet dhe aktivitetet bëhen në kohë shumë të vonuar,duke rrezikuar degradimin e degës.

Prandaj zgjidhje e vetme  që me mbeti  ishte,që sot kryetarit të degës dhe kryesisë t’i ofroi dorëheqjen time nga struktura e degës së LDK-së në Drenas.

Në të njëjtën kohë i njoftoi simpatizantët që  prap do të mbetem në ideologjinë e LDK-së

Besoj fuqishëm në kthimin e shpejtë  në strukturat e LDK-së në Drenas në një kohë me të përshtatshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë