Jahir Alija nga Likoshani, iu bashkua listës për asamble komunale nga IQ “GREEN për Drenas”

Jahir Alija nga Likoshani, Master në Studime Evropiane, iu bashkua listës për asamble komunale nga IQ “GREEN për Drenas”.
Shkollën fillore e kreu në Likoshan, gjimnazin në Drenas, ndërsa studimet në nivelin bachelor dhe master në Prishtinë, në drejtimin Studime Evropiane.
Z. Alija kreu një sërë trajnimesh profesionale në fushën e sigurisë dhe vlerave euroatlantike, përmes organizatës Asociacioni i Paktit Atlantik i Rinisë së Kosovës (KYATA), nga viti 2016 deri në vitin 2019.
Kandidati për kryetar nga kjo iniciativë, Xhavit Drenori ka thënë se nga viti 2019 është i angazhuar tek Akademia për Diplomaci dhe Protokol, si prezentues dhe asistues në realizimin e trajnimeve në fushën e diplomacisë dhe protokolit.
“Përgjegjësitë e komunës karshi agjendës evropiane, me theks të veçantë politikat mjedisore dhe standardet evropiane, do të jenë çështjet që z. Alija do t’i shtyej përpara në kuadër të I.Q. “GREEN për Drenas””, ka thënë Drenori.