Banka Ekonomike mbjellë 20 drunj në parkun e qytetit të Drenasit

Më rastin e 20 vjetorit të operimit në sektorin bankar në Kosovë, Banka Ekonomike në Drenas, të premten ka dhuruar donacion 20 drunj dhe janë mbjellë në parkun e qytetit në Drenas. Drunjtë janë Acer Platanoides (Rrapi) 2 metra gjatësi.
Në këtë aktivitet, ka marr pjesë nënkryetari i komunës, Arben Shala dhe përfaqësuesi nga Banka Ekonomike, Gani Podrimqaku. Nënkryetari Shala, ka falënderuar Bankën Ekonomike për kontributin e dhënë në ruajtjen e ambientit dhe pasurimin e natyrës më mbjelljen e drunjëve në hapësirat publike dhe ka uruar këtë institucion bankar në 20 vjetorin e operimit.