Lladrovci thotë se Driton Ajazit ia ndali punët e këqija në Drenas

Kryetari i Drenasit, që është sërish kandidat për kryetar, Ramiz lladrovci ka thënë se ai nominimin nga PDK për të qenë kandidat e ka marrë në kohen kur Kadri Vesli ka qenë kryetar i partisë. 

“Prej kohësh jam kandidat, por një pjesë e kryesisë së partisë janë kundër meje, sepse unë ua kam prerë rrënjet e keqbërjes në Drenas”, ka thënë Lladrovci në emisionin PRIME në RTK. 

Sipas tij Driton Ajazi nuk ka gjasa as minimale për të fituar në Drenas. Lladrovci ka deklaruar se Ajazi nuk meriton të trajtohet seriozisht sepse, atij dhe të tjerëve rreth tij ua ka ndal punët e jashtëligjshme.   

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë