Lladrovci: Lushtaku s’do të certifikohet si kandidat për Skenderajn

Ramiz Lladrovci ka thënë se Sami Lushtaku nuk do të jetë kanditat për kryetar të Skenderajt, sepse ka procese gjyqësore që e penalizojnë. 

“Fatkeqësisht z.Lushtaku ka vendime të shkallës së prerë dhe siç nuk iu lejua Albin Kurtit të kandidojë as Lushtaku nuk do të jetë kandidat zyrtar i partisë sime”, tha Lladrovci në emisionin PRIME të RTK-së. 

Ai tha se nuk i gëzohet kësaj, por ripërseriti se nuk i ndërron fjalët që i ka thënë për atë dhe Bekim Jasharin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë