Certifikohen 30 gra të Komunës së Drenasit në fushën e hortikulturës nga organizata Women 4 Women

30 gra të Komunës së Drenasit janë certifikuar në trajnim për hortikulturë nga organizata “Women 4 Women” në kuadër të projektit “Mundësitë e përmirësuara të vetë-punësimit dhe punësimit” I SEE, marrëveshje bashkëpunimi mes Komunës dhe W4W.
UD Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Laureta Thaqi dhe Drejtoresha e Women 4 Women, znj. Iliriana Gashi, sot kanë bërë ndarjen e certifikatave për pjesëmarreset e trajnimit të mbajtur nga kjo organizatë.
Ud Laureta Thaqi u ka uruar suksese të gjitha grave pjesëmarrëse, duke theksuar se angazhimi i tyre gjatë këtyre trajnimeve dëshmon vullnetin e tyre për punë dhe gatishmërinë për përfshirje në ekonomi dhe në përgjithësi në tregun e punës.
“Prania juaj këtu dëshmon vullnetin tuaj për punë, dhe angazhimin e juaj serioz gjatë këtyre trajnimeve. Shpresoj që aftësimi i juaj në këto trajnime të ju shërbejë, në mënyrë që të keni qasjen me të lehtë në tregun e punës, përkatësisht punësimin dhe mundësinë e vetëpunësimin, për çka ka qenë edhe qëllimi ynë i bashkëpunimit me organizatën të cilën e falënderojmë”, ka theksuar ajo.
Ndërsa, znj.Gashi u ka uruar suksese, duke vlerësuar përkushtimin e tyre dhe angazhimin gjatë trajnimeve në bujqësi e hortikulturë.
Edhe pjesëmarrëset e trajnimit të cilat sot u certifikuan, shprehen vullnetin që të vazhdojnë edhe me tutje me angazhime të tilla në mënyrë që të kenë mundësi të punësimit apo vetëpunësimit përmes bujqësisë dhe hortikulturës.