Lladrovci uron bujqit për korra të mbara

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në korrjen e grurit të familjes Ramadani, duke e përcjellë me një video.

Kryetari Lladrovci ka shkruar se “Familjes Ramadani, por edhe të gjithë bujqve ju uroj të kenë të korra të mbara dhe me plotë bereqet”.

Postimi i z. Lladrovci:

Sot, në grunajat e Ramadanëve të Baicës, në tokat e tyre në Gllobar, mora pjesë në korrjen e grurit si flori. Familjes Ramadani, por edhe të gjithë bujqve ju uroj të kenë të korra të mbara dhe me plotë bereqet.

Bujqësia në komunën tonë ka shënuar rezultate të mira, por mundemi së bashku më shumë dhe më mirë!

LINK⬇️ https://www.facebook.com/1820223591583081/posts/3017164218555673/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë