Njihuni me Fatosin, sociologun që është bërë menaxher shumë i suksesshëm

I diplomuar në sociologji, por që ka ndjekur një rrugë tjetër, e ndryshme, por jo edhe aq nga shkollimi që ka kryer.

Bëhet fjalë për Fatos Prokshin, një menaxher i suksesshëm që në fakt ka diplomuar për diçka tjetër, por jeta e ka dërguar në një kah tjetër.

Prokshi në një intervistë për DrenicaOnline, thotë se në fakt ka shumë ngjashmëri mes shkollimit dhe punës që bën, pavarësisht se në sy të të tjerëve duket ndryshe.

“Po, kam diplomuar për sociologji, sidoqoftë kjo është Kosova dhe në pamundësi të ushtrimit të detyrës për të cilën jam shkolluar, jeta më ka dërguar në një kah tjetër, atë të gastronomisë”, tha fillimisht Prokshi.

“Nuk mund të them që ka shumë dallim, pasi që edhe sociologjia edhe menaxhimi ka të bëj me shoqërinë dhe komunkimin e përditshëm. Në fakt shkollimi më ka ndihmuar shumë që të kem mundësi dhe ta kem më të lehtë të merrem me kënaqësi, me lloje të ndryshme të mysafirëve që kam, apo të kolegëve e stafit.”, vazhdon ai.

Fatosit tash e ca kohë i është besuar menaxhimi i 74 lounge & bar, në Drenas, dhe në fakt kjo nuk është përvoja e tij e parë në gastronomi.

“Në gastronomi jam qe shumë vite, pasi që e dijmë që fatkeqsisht nuk mund të kesh shume mundësi të zgjedhësh kur je i ri. Menaxhimi është sfidë, por me stafin që kemi është shumë më e lehtë dhe i falënderoj për këtë. Është sfidë, por e bukur”, përfundon Prokshi.

Prokshi është shembull që pavarësisht faktit se për çfarë studion, jeta mund të të dërgojë në rrugë tjera që në fakt hobi yt të bëhet profesioni yt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë