Urimi i Fehmi Lladrovcit për ditëlindjen e Xhevës

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka takuar sot vëllezërit e heroinës, Xhevë Lladrovci, me rastin e ditëlindjes së saj, duke përcjellur urimin e heroit Fehmi Lladrovci për ditëlindjen e Xhevë Krasniqi Lladrovci.
Postimi i Ramiz Lladrovcit:
Sot është ditëlindja e heroinës së kombit, Xhevë Krasniqi Lladrovci, datë që përkon edhe me Ditën Botërore të Fëmijëve.
Së bashku me shokë dhe miq, vëllezërit e Xhevës, kujtuam disa ngjarje të paharruara që na kanë ndodhur gjatë decenieve të fundit.
Miqësia jonë është vlerë e të dy familjeve, aq më shumë kur më të dashurit tanë, Feha dhe Xheva kishin lindur për lirinë e fëmijëve të Kosovës!