Lladrovci përkujton heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar dy heronjtë, Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, dy viganët e UÇK-së.
Me nderim të thellë i kujtojmë për jetën e veprën e tyre heroike, sepse, ata janë në themelin e lirisë tonë, shtetit tonë, ka theksuar në rrjetin social, Ramiz Lladrovci.
Postimi i Lladrovcit:
Sot është përvjetori i rënies në altarin e lirisë të heronjve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, dy viganëve të UÇK-së.
Me nderim të thellë i kujtojmë për jetën e veprën e tyre heroike, sepse, ata janë në themelin e lirisë tonë, shtetit tonë.
Në këtë përvjetor e gjithmonë, do t’i kujtojmë me nderim, heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë.
Lavdi jetës dhe veprës së heronjve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!