22 vite nga rënia heroike e dëshmorit, Sherif Duraku nga fshati Murgë

Kryetari i komunës, Bekim Jashari, bashkë me shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjarë të dëshmorit, asambleistë, drejtorë komunal e qytetarë, vendosen lule e bënë homazhe tek varri i dëshmorit Sherif Duraku, në Murgë.
Me këtë rast Jashari vlerësoi lartë kontributin e këtij dëshmori në lirinë e vendit, duke shtuar se uniteti ynë përballë çështjeve të rëndësishme për shtetin tonë është thelbësor.
Lavdi dëshmorit, Sherif Duraku dhe gjithë dëshmorëve të kombit tonë!