Mbahet trajnimi për fuqizimin e grave në marrëdhëniet e punës

Në sallën e kuvendit të komunës, në kuadër të projektit “Të drejtat e grave nga marrëdhënia e punës II”, Rrjeti i Grave ‘’Qeliza’’, sot u mbajt trajnim me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe inkurajimit të grave dhe vajzave të reja për të adresuar shkeljet e të drejtave të tyre në punë.

Në këtë trajnim morën pjesë, Drejtoresha e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Flutura Avdiu, drejtoresha të shkollave të komunës dhe Çerdhes publike “Ardhmëria”, zyrtare të komunës, anëtaret e KVRL-së dhe përfaqësuese tjera të institucioneve.

Ky projekt u financua nga Ecumenical Women’s Initiative (EWI/EIZ).

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë