Apple Maps ndryshon emrat e qyteteve të Kosovës, e njeh edhe Drenasin (Foto)

Apple ka rregulluar të gjitha lokacionet në territorin e Kosovës, ato tashmë shënohen në gjuhen shqipe.
Në hartë figuron edhe Drenasi, ani pse zyrtarisht njihet si Gllogoc.
Apple Maps tashmë ka rregulluar emërtimet e qyteteve dhe fshatrave të Kosovës, dhe kjo ndoshta pas “presionit” të vazhdueshëm, sepse kujtojmë se më herët Apple Maps nuk e kishte as emrin e shtetit të Kosovës në aplikacionin e saj, por ai u vendos pas një peticioni të bërë nga qytetarët e Kosovës.
Kështu dukej harta e Kosovës më herët kur emrat e qyteteve dhe fshatrave shkruheshin në gjuhën serbe.