Lladrovci komenton ngjarjet e sotme në Kuvend dhe flet për Qeverinë e re

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar në rrjetin social, ngjarjet e deritashme në Kuvendin e Kosovës, duke uruar z. Konjufca në krye të Kuvendit dhe të mbaj fjalën se të gjithë deputetët do të jenë të barabartë për të.

Mendoj se Qeveria e re e ka dhe duhet ta ketë kapacitetin e plotë ligjor, moral e politik për punë. Por, nëse Kushtetuesja nuk ia lejoi z. Kurti kandidimin për deputet, shtrohet pyetja se si mund të udhëheq ai me qeverinë, ka theksuar z. Lladrovci.

Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:

Zgjedhja e Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit të Republikës, plotëson obligimet kushtetuese dhe uroj të ketë sukses në detyrat dhe përgjegjësitë e tij.

Ai, po ashtu, ka mundësi të mira të vazhdoj misionin atdhetar të familjes, përtej politikës ditore. Uroj ta mbajë fjalën se të gjithë deputetët për të do të jenë të barabartë.

Mendoj se Qeveria e re e ka dhe duhet ta ketë kapacitetin e plotë ligjor, moral e politik për punë. Por, nëse Kushtetuesja nuk ia lejoi z. Kurti kandidimin për deputet, shtrohet pyetja se si mund të udhëheq ai me qeverinë.

Tetori vjen shpejtë dhe nuk ka nevojë qeveria të ketë vërejtje apo dobësi në këtë drejtim. Z. Kurti i ka numrat në çdo kohë për çdo emër për të drejtuar Qeverinë e re me dikasteret e saj. Është koha për punë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë