Ganimete Musliu viziton fabrikën e dyerve dhe dritareve “Mitro Plas”

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka vazhduar edhe sot aktivitetet e saj në kuadër të fushatës parazgjedhore, duke takuar qytetarë e pronarë biznesesh.

Ajo është pritur ngrohtë në fabrikën për prodhimin e dyerve dhe dritareve nga plastika, “Mitro Plast” në Mitrovicë.

Musliu ka premtuar se si deputete e Kuvendit të Kosovës do të ngritë zërin në të mirëtë bizneseve dhe do të punojë fort për të ofruar kushte sa më të mira për bizneset.

Musliu, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka numrin 12 në listën e kandidatëve për deputetë të PDK-së.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë