Ganimete Musliu merr përkrahjen e banorëve të Istogut dhe të Skenderajt

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka vazhduar edhe sot takimet me qytetarët për të shpalosur para tyre programin e rimëkëmbjes.
Ajo ka zhvilluar takime me banorët e Lagjes 1,2 dhe 3 të Skenderajt pastaj me punëtorët e fabrikës MULI në fshatin Polac për të vazhduar me takimet në Vrellë dhe në Gurrakoc të Istogut ku u mirëprit me duartrokitje frenetike.
Musliu e cila në këto zgjedhje garon me numrin 12 në listë, ka kritikuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe bartësen e listës së kandidatëve të VV-së, Vjosa Osmanin.
“Personat të cilët femijët e vet i sigurojnë me pasaporta dhe vendbanime të shteteve të huaja kurse femijët e Kosovës i nxisin ta urrejnë shtetin e tyre dhe të shkatërrojnë institucionet, nuk munden të jenë lider dhe nuk munden ti prijnë këtij populli, prandaj mos ju besoni“ ka thënë Musliu para banorëve Istogas.
Ndërsa duke folur për Vjosa Osmanin, Musliu ka thënë: Nuk mund të flas për ligj, rend e shtet ligjor dhe luftim të korrupsionit, një profesoreshë e universitetit, një ushtruese detyre e presidentit, e cila i përbuzë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. “Ata nuk munden, nuk dinë dhe nuk kanë guxim të marrin vendime të rëndësishme. Pa Partinë Demokratike nuk do të ecë përpara asnjë proces i rëndësishëm për Kosovën, ka thënë ajo.
Kurse në Skenderaj, Ganimete Musliu tha se votuesit e Partisë Demokratike duhet të ndiehen krenarë për besnikërinë e tyre të palëkundur. Ajo tha se entuziazmi i drenicasve ka çuar jehonën në tërë Kosovën dhe sot elektorati i PDK-së është më i motivuar se kurrë për t‘ju përgjigjur sfidave dhe përkjejeve të atyre që tentojnë të na nëpërkëmbin.
Kosova ka nevojë për stabilitet dhe këtë ja ofron vetëm PDK me programin e saj të rimëkëmbjes.
Në fund ajo kishte një lutje për të gjithë drenicasit dhe istogasit që me 14 shkurt të dalin unanimisht të votojnë për të ardhmen e tyre: Partinë Demokratike të Kosovës me numrin 134.