Arben Dautaj kërkon votën tuaj si zëri i Kosovës nga Amerika, që nuk kursehet për Atdhe

Parlamenti i Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit, për herë të parë mund të ketë në radhët e veta një biznesmen jashtëzakonisht të suksesshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për z. Arben Dautaj, i lindur në fshatin Gllanasellë, që jeton në New York për afro 40 vjet.

Nuk është rastësi që z. Dautaj kërkon votën e qytetarëve të Kosovës, pasi që ai është shumë i lidhur me Kosovën, e në përgjithësi me Kombin Shqiptar.

Këtë e dëshmon edhe fakti që njihet si aktivist shumë i madh dhe themelues i klubit shqiptar, Jusuf Gërvalla në New York.

Z. Dautaj është aktivist i lobit Shqiptaro-Amerikan, që nga viti 1983. Ishte ndër themeluesit e aktiviteteve për grumbullimin e fondeve për UÇK-në, fonde këto që u mblodhën nga batalioni i Atlantikut në New York, që ndihmoi financiarisht dhe moralisht luftën për liri të UÇK-së.

z. Arben Dautaj, është mundësia që Parlamenti i Kosovës të ketë një zë ndryshe për zhvillimet më të rëndësishme të Kosovës, një zë që vjen nga shteti më demokratik në botë, një zë që vazhdimisht thërret fuqishëm për vendlindjen.

Ai është mik i udhëheqësve kryesor të luftës, mik i njerëzve që ndihmuan Kosovën në rrugën e gjatë e të mundimshme për liri e pavarësi.

Z. Dautaj, ka përkrahur atdheun edhe nëpërmjet muzikës, ai është kantautor i disa prej këngëve më të dëgjuara patriotike.

Është njeri që ndihmon atdheun në cilëndo mënyrë që i kërkohet. Është i palëkunshëm në qëndrimet e veta dhe i pa dorëzuar në vështirësitë që krijon shtetndërtimi.

z. Dautaj është zgjedhja ndryshe, ai paraqitet në këto zgjedhje me numër 79, në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë