Komuna e Drenasit fuqizohet edhe me një kuadër superior

Zyrtarja për informim në Komunën e Drenasit, Laureta Thaçi ka mbrojtur dje me sukses temën e masterit në lëmin e gazteriasë.

Atë e ka përgëzuar sot edhe kreu i komunës, Ramiz Lladrovci duke i uruar suksese.

Urimi i Lladrovcit:

Përgëzime Laureta Thaçi, mbrojtjen me sukses të temës së Masterit!

Nga dje, komuna e Drenasit, fuqizohet edhe me një kuadër superior, me mastër në lëmin e Gazetarisë dhe Marrëdhënieve me Publikun, gradë shkencore që me sukses të shkëlqyer e ka arritur, znj. Laureta Thaçi.

Laureta, si zyrtare në komunën e Drenasit, ka përfaqësuar gjeneratën e re të komunës tonë, gjeneratë që me përkushtim është vënë në shërbim të interesit të qytetarëve. Ajo edhe si vajzë e dëshmorit dhe familje me kontribut për lirinë e Kosovës, na bën edhe më shumë krenar për arritjet e saj.

Përkushtimi i madh i znj. Laureta Thaçi, nga dita e parë prej që gjendet në mesin e administratës komunale, ka dëshmuar një performancë të shkëlqyer dhe shembull për zyrtarin e përgjegjshëm, andaj, nga zemra ia urojmë titullin master!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë