Aksident tjetër i rëndë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një aksident mes dy veturav ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.

Moti me shi dhe moskontrollimi i shpejtësisë ka bërë që dy vetura të humbasin drejtimin duke u përplasur rrezikshëm në autostradë.

Policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitalin më të afërm.

Pamjet e veturave tregojnë se bëhet fjalë për një aksident të rëndë, ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të lënduarve./Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë