Pamje/ Krejt i qetë, hajni kryen vjedhje brenda një garazhe në Prishtinë

Gjësende të ndryshme të punës, para dhjetë ditësh u vodhën brenda një objekti banesor në kryeqytet, saktësisht në Lagjën e Muhaxherëve.

A.G ka dërguar në adresë të IndeksOnline pamjet që ka mundur t’i siguroj me anë të të cilave tregon se si hajni kishte vjedhur në garazhën e tij.

Ai thotë se për dhjetë minuta, fare i qetë shihet hajduti teksa kryen veprën penale.

I njëjti sipas tij, ka vjedhur edhe një biçikletë, e që kjo është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë brenda objektit ku ai banon.

Gjithashtu atij nga hajni është thyer edhe garazha.

PAMJE:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë