Lladrovci: Jam i bindur që fitojë edhe kundër 30 kandidatëve

Komuna e Drenasit gjatë këtij viti është shpallur komuna e parë për performancë në mesin e 38 komunave të Kosovës, e kryetari Ramiz Lladrovci thotë se ky vlerësim është si rezultat i punës dhe bashkëpunimit që kanë pasur me qytetarët.

Lladrovci thotë se është i gatshëm të kandidojë edhe për një mandat nëse ia jep besimin Partia Demokratike e Kosovës, derisa shprehet i bindur se do të vazhdojë të jetë në krye të Drenasit edhe për katër vitet e ardhshme.

“Qytetarët e Drenasit me aq sa unë kam informacione, janë shumë të kënaqur me punën tonë. Nëse më pyet mua a je ti i kënaqur me punën tënde, unë kisha me thënë që nuk jam sepse kemi mundur dhe mundemi të bëjmë shumë më shumë…As nuk e diskutoj, jam shumë i bindur që qytetarët më besojnë edhe për një mandat edhe nëse ata i nxjerrin edhe 30 kandidatë, unë jam i bindur që kundër të 30-ve fitojë veç vet”, ka thënë Lladrovci në një intervistë për Kosovapress.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë