Arrestohet një person në Drenas, policia tregon arsyen, inicialet dhe moshën e të dyshuarit

Policia e Kosovës e ka zënë në flagrancë A.Q 47 vjeç, duke organizuar skena piramidale dhe organizim të bixhozit të pa ligjshëm në Drenas.

“Sot rreth orës 14:00,  në rrugën “Ilaz Kodra” në Drenas, saktësisht në një lokal në qendër tregtare është arrestuar një person i dyshuar për Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se i arresuari është A.Q (mashkull) 47 vjeç dhe me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që njësitet policore të stacionit policor të Drenasit, në koordinim me Prokurorin e shtetit dhe zyrtarë kompetent nga Dogana e Kosovës, po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë