Aksident i rëndë në Arllat të Drenasit, një i vdekur (Pamje nga vendi i ngjarjes)

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur mes katër veturave në rrugën rajonale në fshatin Arllat të Drenasit.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës Daut Hoxha.

“Sonte rreth orës 20:40 në fshatin Arllat në rrugen rajonale për Malishevë është shkaktuar një aksident trafiku në mes të katër (4) automjeteve. Njësitet policore iu kanë përgjigjur rastit, po ashtu emergjenca dhe zjarrfikësat janë në vendngjarje. Sipas raportimeve fillestare mjeku ka konstatuar se një person është pa shenja jete”.
Hoxha bëri thirrje për të gjithë vozitësit që të jenë të kujdesshëm.

 

“Kërkojmë nga drejtuesit e automjeteve që në këtë kohë kur kemi reshje të vazhdueshme, rrugët bëhen edhe më të rrëshqitshme, të shtohet kujdesi dhe vigjilenca maksimale gjatë vozitjes për të shmangur aksidentet apo humbjen e jetëve njerëzore”.

Fotot nga vendi i ngjarjes nga Vizion.Info

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë