21 vjeçari u ther me thikë në kokë, flasin nga QKUK

IndeksOnline ka raportuar pak më parë rreth një therjeje me thikë në Prishtinë.

Viktima është një 21 vjeçar, teksa rasti ka ndodhur për një rrahje në lagjen Emshit.

I njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa është jashtë rrezikut për jetë.

Këtë e ka konfirumuar për IndeksOnline, Avdush Bajgora, mjek kujdestar.

“21 vjeçari është i therur në pjesën e poshtme të kokës dhe nuk është në rrezik për jetë.

Ai është duke u trajtuar dhe së shpejti do t’i kryhet inervenimi”, ka thënë ai.

Ndryshe, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar se tre personat e dyshuar në lidhje me rastin janë arrestuar

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë