Lladrovci tregon se a do të ketë nesër mësim në Komunën e Drenasit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se e hëna është ditë pune. Ai ka njoftuar se edhe shkollat do të jenë të hapura dhe se gjithçka do të zhvillohet normalisht.

Njoftimi i plotë i Lladrovcit:

Qytetarë të komunës së Drenasit,
E hëna është ditë pune, në pajtim me vendimin e Qeverisë.

Ky muaj ishte tepër i rëndë, për tërë vendin, edhe për qytetarët e komunës tonë. Andaj, më shumë se çdo herë, na duhet unitet në vendime dhe zbatimin e tyre.

Departamenti i Arsimit, drejtorët e shkollave, personeli arsimor dhe të gjithë zyrtarët e këtij procesi, do t’i përmbahen vendimit të Qeverisë se e hëna është ditë pune, ashtu si për administratën e komunës tonë, duke respektuar masat e parapara për pengimin dhe luftimin e virusit Covid 19.

Dilemat e hapura për të hënën, janë për keqardhje, kur dihet vendimi i Qeverisë. Vendimi do respektuar, pavarësisht bindjeve politike.

Nuk është kohë as gjendje për të krijuar precedent në Republikën e Kosovës, thjeshtë, na duhet unitet, për gjithçka!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë