Drenas/ Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa, ky është rendi i ditës

Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Komunës së Drenasit z. Labinot Halilaj, me datë 23.10.2020 (e Premte) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës.

THËRRET

Mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa

Mbledhja do të këtë për rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa të datës. 16.09.2020.
2. Raporti Financiar i Zhvillimit Të Buxhetit Janar Shtator 2020.
3. Propozim Vendim për shfuqizimin e Vendimit 12-400-40369,të datës. 23.09.2020,të Kuvendit të Komunës së Drenasit.
4. Propozim Vendim shfuqizimin e Vendimit 12-400-40360, të dt. 23.09.2020,të Kuvendit të Komunës së Drenasit.
5. Propozim Vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik të pronave të paluajtshme ( njësive të ndërtesave –banesave) ,në parcelën nr. 743-1,në zonën kadastrave në Drenas (Gllogoc).
6. Propozim Vendim për këmbimin e pronave të paluajtshme (ndjesive të ndërtesave-banesave) në parcelën nr. 743-1,në zonën kadastrave në Drenas (Gllogoc).
7. Propozim Vendim për shpronësimin e pronave të paluajtshme ( njësive të ndërtesave –banesave) ,në parcelën nr. 743-1,në zonën kadastrave në Drenas (Gllogoc).
8. Propozim Vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik të pronave të paluajtshme të hekurudhave të Kosovës (Shoqëri Aksionare ) për parcelat nr. 953-1,961-0,956-0, të cilat ndodhen në zonën kadastrale Drenas (Gllogoc).
9. Propozim Vendim për transfero të mjeteve nga projekti rregullimi dhe kultivimi i sipërfaqeve gjelbëruese dhe rregullimi i sheshit të qytetit në projektin mirëmbajtja e kanalizimeve fekale, atmosferike dhe gropave septike.
10. Të ndryshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë