Zhduket një person në një fshat të Drenasit

Një person ka raportuar të mërkurën në polici se i biri i tij, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rasti sipas raportit 24 orësh të policisë dërguar mediave, ka ndodhur në Nekovc të Drenasit.

Nuk është bërë e ditur më shumë në lidhje me këtë rast.

Rikujtojmë se në këtë fshat edhe javën e kaluar ishte raportuar për një person të zhdukur.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë