Nis aplikimi për patentë-shofer ndërkombëtar, a vlejnë për Evropë?

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga sot do të fillojë aplikimin për patentë-shoferë ndërkombëtar.

Aplikimi do të bëhet në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente, sipas  procedurave të përcaktuara në udhëzimin administrativ për përcaktimin e formës, përmbajtjes dhe procedurës së lëshimit të patentë shoferëve ndërkombëtarë në Republikën e Kosovës.

Sot do të jepen më shumë info se për cilat shtete do të vlejnë këta patent-shofer, por gjasat që të njihen në Evropë janë minimale.

Nga ky aplikim do të përfitojnë kosovarët që jetojnë në shtetet e rangut të tretë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë