Nënshkruhet kontrata/ Rrugë të dhjetë fshatrave të Drenasit pritet të asfaltohen

Komuna e Drenasit ka vazhduar sot me nënshkrimin e radhës së kontratës për punë.

Nga tenderi për asfaltim të rrugëve do të përfitojnë dhjetë fshatra të kësaj komune, transmeton DrenicaOnline

Poklek i Vjetër, Poklek i Ri, Vasilevë, Zabel i Ulët, Zabel i Epërm, Korroticë e Epërme, Korroicë e ulët, Sankoc, Fushticë e Epërme dhe Fushticë e Ulët, janë fshatrat që do të përfitojnë nga ky tender që është fituar nga firma “Trasing Group” SH.P.K.

Vlera e kontratës është 261.438.90 euro për dy vite dhe do të nis së zbatohet këtë javë.
Në kontratë janë të specifikuara të gjitha kriteret e vendosura./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë