Mosmarrëveshje mes dy familjeve në Zabel i Ulët të Drenasit, arrestohet një person

Një person ka raportuar në polici se është kanosur nga një i dyshuar në Zabel i Ulët të Drenasit.

Policia nëpërmjet raportit 24 orësh dërguar mediave ka bërë të ditur se deri te kanosja dyshohet se ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje në mes të dy familjeve.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:00.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë