Lajm i trisht, viktimë e aksidentit afër Drenasit është një fëmijë

Viktimë e aksidentit që ndodhi pasditën e sotme në afërsi të fshatit Polluzhë-Drenas, është një fëmijë.

Sipas policisë viktima (këmbësor) ishte goditur nga një automjet.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë njësitet policore, ndërsa personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në Drenas, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij,

“Në vendngjarje menjëherë kanë dalur njësitë policore, ndërsa personi i lënduar (këmbësori) është dërguar për tretman mjekësor në Drenas, ku nga mjeku kujdestar është konfirmuar se i njëjti ka ndërruar jetë”, ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së, Arlinda Rexhepi.

Njësitë përkatëse policore janë duke u marrë me procedurat e mëtejme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë