Dhunohet një femër në Drenas, policia arreston dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Drenas, një femër e mitur dyshohet se është dhunuar nga një mashkull kosovar, ku në dijeni ka qenë edhe një e dyshuar femër, por nuk ka ndërmarrë asgjë.

Sipas policisë, rasti i dhunimit dyshohet se ka ndodhur me 23 shtator të këtij viti.

Dy të dyshuarit, janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Viktima është dërguar në strehimore dhe duhet të bëjë ekzaminim mjeko-ligjor.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë