Vajza e Ymer Elshanit kërkon që shtëpia e shkrimtarit të kthehet në muze

Teuta Elshani, vajza e ikonës poetike, atdhetarit Ymer Elshani, i vrarë barbarisht nga forcat militare serbe, kërkon që shtëpia e shkrimtarit Ymer Elshani të kthehet në muze, si një provë dhe një vlerë kombëtare.

Ajo dje ka zhvilluar takime me ministren e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, nga e cila ka marrë mbështetje që ky projekt të realizohet, transmeton DrenicaOnline.

“Sot pata nderin të takohem me Ministren e Kulturës së Kosovës, Znj. Vlora Dumoshi! Si pjesë e kësaj vizite, unë dhurova një komplet veprash të shkrimtarit Ymer Elshani.

Gjithashtu, biseduam me ministren për idenë e kthimit të shtëpisë së shkrimtarit në muze, si një provë dhe një vlerë kombëtare! Me mbështetjen e MKRS-së, shpresojmë që ky projekt të realizohet sa më shpejt dhe siç e meriton!”, ka shkruar Teuta në Facebook.

Aktivitetin e shpërndarjes së kompletit të veprave të Ymer Elshanit, Teuta e ka vazhduar dje edhe të kryetarja e kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë