Pamje gjatë arrestimit të Hysni Gucatit

Është kryer arrestimi i dytë nga Gjykata Speciale. Para pak çasteve, pjesëtarët e EULEX-it e kanë futur në veturë kreun e OVL së UÇK-së, Hysni Guacati.

Aksioni i EULEX-it është kryer në zyrat e veteranëve të luftës ndërsa në të kanë qenë të përfshirë disa pjesëtarë të armatosur, me armë të gjata.

Dje, me fletarrest të lëshuar nga Gjykata Speciale, EULEX arrestoi Salih Mustafën, i cili u dërgua menjëherë në qendrën e paraburgimit në Hagë, ku shumë shpejt do të dal para trupit gjykues si i akuzuar për krime lufte.

IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar për arrestimin e sapo ndodhur të Gucatit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë