Nuk mungon në asnjë protestë, kush është veterani i UÇK-së që sot i doli në mbrojtje kolegëve të tij

Muhamed Kuka është një ish-ushtar i UÇK’së, dhe është fytyra më e njohur që nga mbarimi i luftës, që tash e 22 vjet asnjëherë nuk mungon në tubimet që lidhen me luftën. Në çdo përvjetor Kuka qëndron i pari, duke valvitur flamurin kuq e zi dhe duke i prirë masës.

Kuka është nga qyteti i Ferizajt dhe ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur në Kosovë nisi lufta, dhe pa hezituar fare iu bashkua Ushtrisë Çlimrimtare të Kosovës, duke mos u ndarë kurrë më emocionlisht me të.

Rrobat e ushtrisë të Muhamed Kukës nuk vjetërohen kurrë për të. Në çdo përvjetor të ndonjë dëshmori, në protesat për të mbrojtur luftën e pastër të UÇK’së ai i vesh përsëri ato dhe me flamurin në dorë niset për Prishtinë, dhe në secili qytet të Republikës së Kosovës.

Kuka ka qenë pjesë e batalionit ‘Atlantiku’, dhe në shenjë nderimi dhe mirënjohje nuk lë cep të Kosovës pa shkelur, e krejt këtë e bën për t’i nderuar dëshmorët dhe familjet e tyre.

 

 

_______________________________________________________________________________________

Hysni Gucati nxirret i prangosur nga zyrat e OVL-UÇK’së

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë