Lajm i mirë: Zvicra e heq Kosovën nga lista e karantinës

Nga 28 shtatori, Kosova është larguar nga lista e karantinës në Zvicër.

Kujtojmë faktin se kanë kaluar më shumë se dy muaj qëkur Zvicra, në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit e pati vendosur në listën e vendeve të rrezikut, të njohur si lista e “karantinës”.

Në këtë listë zënë vend shtetet ose regjionet e shteteve të caktuara, në të cilat shkalla e infeksionit gjatë dy javëve të fundit kalon mbi 60 raste në 100 mijë banorë.

Lajmi u përhapë në mediat zvicerane.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë