Këta janë mësimdhënësit e rinj të pranuar nga Komuna e Drenasit《Dokument》

Drejtoria për Arsim në Drenas, ka nxjerr vendim për emërimin e mësimdhënësve të rinj, sipas konkursit të shpallur me 26 gusht të këtij viti, transmeton DrenicaOnline.

Komisioni intervistues ka vendosur që në SHFMU “Arif Shala” në Korroticë të Poshtme të punësohet Hava Istogu (derisa të kthehet nga pushimi i lehonisë punëtorja)

Në SHML “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu”, në Drenas, Basri Bujupi.

Në SHFMU “Abedin Bujupi” në Arllat është punësuar Xixëllonjë Nebihu.

Në SHFMU “Rexhep Gjeli” në Likoshan është emëruar Edon Veliqi.

Vendimin komisioni e ka nxjerr me 24 shtator pas testit me shkrim dhe atij me gojë.

Të punësuarit do të nisin punën menjëherë në institucionet e pranuara.

Të gjithë të pakënaqurit në këtë konkurs mund të ushtrojnë ankesë brenda tetë ditëve pas nxjerrjes së këtij vendimi./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë