Drejtoresha Jetullahu vizitë bizneseve që merren me rrobaqepësi

Drjetoresha për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Drenasit, Egzona Jetullahu, ishte në vizitë te bizneset e dy zonjave nga komuna e Drenasit, që të dyja duke zhvilluar biznesin e rrobaqepësisë.
Jetullahu tha se puna e rrobaqepësisë mbetet vlerë e shtuar e ekonomisë sonë, e në theks të veçantë shtyllë kryesore e veshjeve kombëtare.

Statusi i plotë i drejtoreshës, Egzona Jetullahu 

Njëri ndër zanatet më të vjetra dhe të çmuara në qytetin e Drenasit mbetet edhe ai i rrobaqepësisë.

Edhe pse punët tradicionale në ditët e sotme rrezikojnë të zhduken, puna e dorës mbetet vlerë e shtuar e ekonomisë së një vendi, e cila duke u mbështetur në traditë, i jep një tjetër dimension tregtisë së këtyre produkteve, brenda dhe jashtë kufijve.

Veshjet kombëtare janë padyshim manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale.

Ata janë trashëgimtarët më të mirë të kulturës që nga lashtësia, por ato janë gjithashtu një shprehje e marrëdhënieve kulturore midis brezave edhe sot.

Sot, isha ne vizitë të bizneset e dy zonjave të çmuara në komune tone qe ketë punë e bëjnë më shumë përkushtim dhe dashuri.

znj.Mirvete Haxhiu, ketë veprimtari të biznesit e ushtron mbi 40 vite në komune tone e cila e ruan me fanatizëm punën e saje te çmuar.

Kurse znj. Filloreta Mjeku, shprehet e kënaqur me hapjen e dyqanit te saj ne Drenas edhe pse biznesi i saj është i ri në këtë lami.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë